Bonnet

Nga

Interval çmimesh: L2,500.00 deri më L2,800.00

Ndërrim produkti brenda 10 ditëve.

Transport falas për porosi mbi 6000 Lekë Shqipëri dhe 10000 lekë në Kosovë.

Transport në githë Shqipërinë brenda 24- 48 orë, Kosovë 7 ditë.

Rreth Këtij Artikulli
Mbështilleni të porsalindurin tuaj me rehati me këtë bonet natyral, të punuar nga 100% lesh merino organik i virgjër. I butë, me ajrosje të mirë dhe delikat për lëkurën e ndjeshme, leshi merino ndihmon që foshnja juaj të rregullojë natyrshëm temperaturën e trupit gjatë gjithë vitit.

Leshi merino është zgjedhja ideale për çdo stinë: në dimër shërben si shtresë termike e ngrohtë, ndërsa në ditët më të ngrohta e mban vogëlushin tuaj të freskët dhe rehat. Perfekt edhe për gjumë, pasi merino thith më shumë lagështi se pambuku, duke e mbajtur fëmijën tuaj të thatë, të qetë dhe të kënaqur.

Veçori:

  • 100% Lesh Merino Organik i Virgjër
  • Pa Mulesing
  • I Certifikuar Oeko-Tex
  • Punuar me dorë në Shqipëri

Nëno është një markë shqiptare veshjesh për bebe, e specializuar në produkte të punuara me dorë nga lesh Merino, i certifikuar me Oeko-tex, 100% natyral, i butë dhe i sigurt për lëkurën delikate të fëmijëve.

Falë vetive termorregulluese të leshit Merino, veshjet tona janë të përshtatshme për çdo stinë, duke ofruar rehati që nga ditët e para të jetës. Dizajnet janë të përjetshme, të krijuara për të zgjatur e për t’u trashëguar nga një fëmijë tek tjetri.

Nëno bashkon parimet bashkëkohore të cilësisë së lartë me mjeshtërinë tradicionale të punimit me dorë, duke krijuar produkte të qëndrueshme, praktike dhe plot shpirt. Çdo detaj reflekton kujdesin, durimin dhe dashurinë që fshihet pas çdo thurjeje.

Ne krijojmë më shumë sesa veshje – krijojmë thesare të vogla për fëmijët tuaj, të mbushura me qëllim, ngrohtësi dhe përkushtim.

Nëno është për prindërit që zgjedhin natyralen, të qëndrueshmen dhe të përjetshmen – për foshnjat që meritojnë fillimin më të butë të jetës.

Leshi Merino nuk ka nevojë të lahet shpesh për shkak të vetive të tij vetëpastruese. Sugjerohet që t’i ajrosni rrobat në agim ose ti vendosni në banjo, gjatë ose menjëherë pas dushit, pasi ajri i lagësht pastron rrobat e leshta.

Nëse keni nevojë t’i lani rrobat, rekomandohet t’i lani në vende ku është ndotur, kur zona e ndotur është e vogël dhe t’i lani me dorë kur kanë nevojë për pastrim të plotë.

Lajini vetëm me ujë të vakët (MAX 30°) me disa pika detergjent specific për larjen e leshit (organik).

Lajeni produktin për maksimumi 5 minuta (mos e lini në ujë për shumë kohë!) Bëni kujdes mos e lini të qëndrojë në ujë, shmangni ndryshimet e temperaturës dhe fërkimin pasi leshi mund të tkurret. Shpëlani detergjentin nga veshja me ujë të ftohtë ose të vakët (duke u siguruar që të përdorni ujë me të njëjtën temperaturë për larje dhe shpëlarje). Vendoseni produktin mbi një peshqir dhe thani butësisht ujin e tepërt. Shmangni përdredhjen e veshjeve ose shtrydhjen e ujit, pasi kjo mund te ndryshojë formën e produktit.

Lëreni produktin të thahet në një sipërfaqe të sheshtë.

Transporti në të gjithë Shqipërinë bëhet nga 24 deri në 48 orë pas bërjes së porosisë.

Pasi të merrni në dorëzim porosinë, keni një periudhë prej 10 ditësh për të bërë procedurën e ndërrimit të produktit. Lexoni më shumë në faqen tonë Dërgesa & Kthime.

Mund t’ju Interesojë