Një koleksion i krijuar veçanërisht për foshnjat prematurë
Kur një foshnjë vjen më herët se sa është parashikuar, çdo detaj ka rëndësi — sidomos materiali që prek lëkurën e saj. Bebet e lindura para kohe humbasin nxehtësinë më shpejt, kanë lëkurë shumë delikate dhe e kanë të vështirë të rregullojnë temperaturën e trupit. Për këtë arsye, leshi Merino është bërë një nga materialet më të besuara në kujdesin neonatal në mbarë botën.
Ky koleksion është krijuar me kujdes të veçantë për foshnjat që kanë ardhur në jetë më herët dhe kanë nevojë për ndjeshmëri të shtuar. Çdo produkt punohet me dorë me 100% lesh Merino, shumë të buta, të sigurta dhe të lehta për lëkurën e tyre të brishtë. Produktet janë dizenjuar në përputhje me te gjithë standardet që duhet për foshnjat prematurë, për tju ofruar atyre një fillim më të mbrojtur, më të qetë dhe më të shëndetshëm.
Nëno për foshnjat prematurë
Setet prej Leshi Merino janë natyralisht termorregullues: ngrohin kur është ftohtë dhe freskojnë kur është nxehtë, valëzimet e fijes krijojnë izolim ajror si një “shtresë inkubatori” dhe mbajnë temperaturë të qëndrueshme të trupit pa i mbinxehur ato. Ky stabilitet i ndihmon bebet të fokusohen në atë që kanë më shumë nevojë: rritjen dhe shtimin në peshë.
Ngrohtësi
Butësi për çdo ditë
Produktet tona janë krijuar për t’i ofruar bebes një përvojë të pastër dhe të sigurt gjatë çdo momenti të ditës. Materialet e buta dhe dizajnet e kujdesshme i përshtaten lëkurës së ndjeshme, duke e mbështjellë me ngrohtësi dhe rehati. Çdo artikull është i punuar me përkushtim dhe i menduar që të sjellë qetësi, lehtësi dhe mbrojtje gjatë fazave të para të jetës.
Zbuloni koleksionet tona me 100% lesh Merino, të krijuara me kujdes për çdo moment të veçantë të bebes tuaj.